“Partia në copa e çika do të ndahet më shumë”, Rama: PS të jetë hapësirë për të integruar njerëzit

10 months ago 9
17:33 04/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se partia që sipas tij “është ndarë në copa e çika dhe do të ndahet akoma më shumë”, ju jep mesazhin që PS-ja duhet të hapet gjithnjë e më shumë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër, kryeministri Rama i ka dhënë kryebashkiakut Benet Beci mesazhin e qartë që “të mos hiqen njerëz nga puna vetëm se kanë bindje të ndryshme politike”.

Edi Rama: Ajo partia që është ndarë në copa e çika dhe do të ndahet dhe më shumë na jep një mesazh të qartë, që duhet të kujdesemi të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli se si dhe pse ndarja nga lart-poshtë, me këmbëngulej dhe cinizëm të njerëzve të zakonshëm dhe vendosja e barrikadave në çdo lagje duke i ndarë njerëzit, është komplet në dëm të njerëzve. Qyteti që e pësoi këtë lloj qasje politike dhe ja ku është edhe partia që e ushqeu këtë qasje. Të jemi një parti që integron dhe të mos e shohim veten si një parti, por si një hapësirë për të integruar njerëzit. I kam thënë Benetit “mos bjer në kurthin që duhet të heqësh njerëzit”. Ne duhet të hapemi dhe Bashkia Shkodër sot është një test i rëndësishëm. Shpresoj dhe uroj që nuk do të ndodhë jo thjesht se Beneti është demokrat. Beneti nuk e ka marrë akoma testerën dhe nuk ka për ta marrë nëse nuk ja jep Elisa me zor. Beneti mund të mos e marrë testërën, por nga ne nuk ndahet më ai./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article