Partitë e vogla opozitare kërkojnë krijimin e Federatës së Opozitës

10 months ago 11

Krerët e partive të vogla opozitare, Agron Duka nga Partia Agrare Ambientaliste, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe Shpëtim Idrizi nga PDIU-ja, në një komunikatë të përbashkët për shtyp kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të mos marrëveshjeve dhe bashkimin e opozitës.

Duke theksuar se faktori opozitar gjendet në ‘pikë të hallit’, Duka në mënyrë të tërthortë iu drejtua Bashës dhe Berishës me një mesazh; ‘çdo kryetar duhet të lërë pak nga personaliteti i vetë për ti shërbyer të mirës së përgjithshme’ dhe të bashkëpunohet drejt një qëllimi strategjik.

“Ajo që ne duam është të lihen në një anë kundërshtitë që kemi dhe të bashkëpunojmë drejt një qëllimi strategjik. Çdo kryetar partie duhet patjetër që të lëshojë pak nga personaliteti i vetë për ti shërbyer të mirës së përgjithshme.

Edhe ajo për reformën zgjedhore një tentativë bashkimi ishte”- tha Agron Duka.

Edhe Mediu i ka mëshuar idesë së bashkimit, duke theksuar se unifikimi është jo vetëm një nevojë, por domosdoshmëri për opozitën. Kreu i Republikanëve propozoi institucionalizimin e federatës së opozitës duke theksuar se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj.

“Opozita duhet të ngrihet ne përgjegjësitë e saj. Propozojmë institucionalizimin e federatës se opozitës, e cila do të kthehet në një koalicion opozitar. Me këtë federatë do të krijohet një strategji e koalicionit opozitar. Nuk duhet të bashkohemi drejt idesë se kush është lider, por për opozitën. Për mua PD është tepër e rëndësishme dhe ne si PD jemi pjesë e një grupi parlamentar ku janë të gjithë deputetët e opozitës.

Po ta çojmë debatin se kush është kush ne nuk do të dalim gjëkundi. U kam shtruar këtë çështje edhe ndërkombëtarëve për Komisionet hetimore, reformën zgjedhore dhe organizimin e funksionimin e grupit më të madh parlamentar iopozitar. Unë pash që rruga më e mirë është të kryhet me marrëveshje”- tha Mediu, duke nënvizuar faktin se parlamenti duhet të kthehet në binaret kushtetues dhe se duhet dialog në politikë, me prezencën e ndërkombëtarëve.

Top Channel

Read Entire Article