Partitë e vogla propozojnë Federatën e Opozitës

10 months ago 7
12:02 24/11/2023

Mediu: Vetëm të bashkuar ndryshojmë realitetin

Partitë e vogla opozitare kanë propozuar këtë të premte krijimin e një federate të opozitës. Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu, teksa bëri publik këtë propozim, tha se realiteti mund të ndryshohet vetëm nëse opozita bashkohet.

“Federata koordinohet sipas propozimit tonë nga një grup deputetësh që pranohen nga faktorët politikë të opozitës. Transformimi i kësaj federate mundësisht në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj federate. Përcaktimi i një strategjie elektorale të këtij koalicioni. Me rëndësi primare është reforma zgjedhore, tejkalimi i problemit të përfaqësimit të pozitës në komisione ad hoc duke krijuar mekanizmat e një mirëkuptimi opozitar inkluziv”, tha Mediu.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article