“Partizani”, Berisha: Dacibao e Krajës, Millonait dhe Gjokës e shkruar prej Ramës

11 months ago 20
13:36 15/11/2023

Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar prokurorin Arben Kraja, prokuroren Enkeleda Millonai dhe gjykatësen Irena Gjoka, pasi sipas tij kanë lidhje me kryeministrin e vendit Edi Rama për hetimin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Sali Berisha: Cilido që lexon deklaratën e mbrëmshme të Edi Ramës, në mbrojtje të shkeljeve të tij ligjore, mesa duket të bazuar në valixhe me euro, kupton se ato janë copy-paste me mashtrimet që ai ka bërë në dacibaon e larove të tij kundër meje dhe Jamarbër Malltezit. Kjo do të thotë se Edi Rama është autori i vërtetë i saj. Kështu, në dacibaon e tij, të firmosur nga ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja, zuzar i shtetit që qëndron në detyrë në kundërshtim flagrant me ligjin aktual të prokurorisë dhe nenin 6 të Kushtetutës; famozja Enkeleda Millonai, kriminele që për mbrojtjen e vëllait të saj biologjik apo lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën, i mohon në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut, qytetarit, të drejtën e një procesi gjyqësor kundër Ballës, duke i konfiskuar si një bandite, dosjen e padisë së tij; dhe gjykatësja Gjoka që si një turp i njeriut, fshihet prapa krimit të saj, pra, paraqitën pikërisht në këtë dacibao, këto shpifje të Edi Ramës, se ndryshimi i ligjit për sportin, u bë për shkak të klubit Partizani. Ndërkohë që ligji kthente te pronarët, qindra e qindra terrene sportive, të ndërtuara në tokën e tyre, me kushtin e prerë ligjor të mosndryshimit të destinacionit sportiv, të këtyre terreneve, të cilat gjer atëherë, ishin të uzurpuara dhe shfrytëzoheshin nga persona pa asnjë lidhje me pronësinë e tyre. Ju kujtoj këtu fushat e mëdha sportive, Ali Demi, kompleksi Dinamo dhe 105 terrene sportive që kanë ekzistuar vetëm në Tiranë, të cilat u uzurpuan dhe u betonizuan në tërësinë e tyre nga Edi Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article