Partizani kërkon të befasojë Astanën

1 year ago 23
Reklamë
11:52 24/08/2023

Të kuqtë luajnë takimin e parë të play-off në Ligën e Konferencës, në fushë edhe Ballkani e Struga

Partizani do të luajë sot në transfertë takimin e parë të Play-off të Ligës së Konferencës kundër Astanës.

Në konferencën për shtyp përpara takimit, trajneri Zoran Zekiç tha se skuadra kazake është e favorizuar, por të kuqtë janë përgatitur shumë mirë dhe motimi është i madh.

Sipas kroatit, Astana do të hapë probleme pasi ka eksperiencë në Europë.

Ndeshja do të luhet në orën 16 në “Astana Arena”.

Ballkani do të përballet sot në mbrëmje kundër Bate Borisov në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Po në play-off të Ligës së Konferencës, Struga do të presë në Ohër islandezët e Breidablikut.

Trajneri Duro është optimist për përballjen.

Ndërsa trajneri i Strugës, Duro, është optimist para sfidës me Kampionët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë që të bëjnë historinë në Europë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article