“Partizani”/ Shtyhet për nesër seanca në Apel për Berishën dhe Malltezin

10 months ago 21
16:20 20/11/2023

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00 seancën për ankimin ndaj masës dhe akuzave ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në një prononcim për mediat, avokati mbrojtës i ish-Kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj është shprehur se të gjitha kërkesat që janë bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë, janë rikërkuar në Apel.

“Seanca u shty për nesër në orën 11 për marrjen e vendimit. Të gjitha kërkesat që kemi bërë në Shkallë të Parë, i kemi rikërkuar në Apel, ato pretendime që kemi për t’i konstatuar dhe për ta vendosur këtë proces në shinat ligjor”, u shpreh Gjokutaj.

Pyetjes se pse ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore, Gjokutaj i është përgjigjur se vendimi për masën ndaj tij, është antikushtetues.

“Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetues. Ai është një vendim nominal i Berishës i informuar nga ne nga anti-kushtetushmërisë”, tha Gjokutaj.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article