Pas 80 ditësh, Napoli rikthehet për festë në “Maradona”

10 months ago 16
13:39 17/12/2023

Napoli rikthehet që të fitojë në stadiumin “Maradona” pas 80 ditësh! Dhe këtë e bën falë yjeve të tij! Osimhen dhe Kvara u rikthyen që të shkëlqejnë, duke i dhënë Mazzarrit një fitore tepër të rëndësishme për renditjen me rezultatin 2-1. Por sfida me Kaljarin nuk ishte e aspak e lehtë me sardet që luftuan deri në fund në kërkim të golit të barazimit.

Për teknikun 62 vjeçar kjo është fitorja e dytë radhazi, ndërsa të kaltrit fitojnë për herë të parë pas një suksesi në Ligën e Kampioneve.

Ndërsa Torino mundi Empolin me rezultatin 1-0 dhe shkon në kuptën e 23 pikëve pas 16 ndeshjesh.

Nga minuta e parë për toskanët e nisën portieri kuqezi Etrit Berisha, mbrojtësi Ardjan Ismajli dhe sulmuesi i Shpresave Stiven Shpendi, i cili u zëvendësua në minutën e 61’.

Golin e fitores për grandad e realizoi Ebuehi në të 30’.

Për Empolin kjo është humbja e 10 sezonale, ndërsa gjendet në vend të 18 me vetëm 12 pikë të grumbulluara.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article