Pas bllokadës kufitare nga Polonia, Ukraina ‘nuk di ç’të bëjë’ me grurin e saj (fotot)

6 months ago 10
Reklamë

Në fushat e rajonit të Kievit, Ludmyla Martyniuk qëndron pranë depozitave të saj të mbushura me grurë që duhet të ishin nisur për eksport, por të mos ishte për bllokadën e fermerëve polakë në kufirin me Ukrainën.

“Nuk mund të shesim,” thotë drejtuesja e kompanisë Kivshovata Agro që ashtu si fermerë të tjerë ukrainas thotë se nuk e kupton arsyen e ndalimit disa javor.

Shumë fermerë në vendet e Bashkimit Evropian thonë se vërshimi i grurit ukrainas ka shkaktuar rënie te çmimeve  dhe i bëjnë thirrje që BE të ashpërsojë rregullat e importit dhe të ndalojë favorizimin e importeve.

Martiniuk pranon se çmimet e drithërave janë tepër të ulëta por refuzon idenë se kjo është faji i Ukrainës.

Ajo thotë se ka shumë faktorë të tjerë dhe se Rusia është fajtore që po lë tregun ndërkombëtar pa grurë të lirë.

Ajo ankohet gjithashtu për çmimet e larta të pjesëve të këmbimit të makinerive, të karburantit e transportit, duke thënë se çmimet mbulojnë vetëm “gjysmën e kostove të prodhimit”.

Prodhuesja shton se ka vendosur të ndalojë eksportet, që më parë përbënin rreth 60 përqind të prodhimit të saj.

“Jemi të shqetësuar dhe presim çdo ditë që kjo të marrë fund, që të marrim frymë”, thotë prodhuesja e rreth 40,000 ton grurë në vit.

Ajo shton se do t’i thoshte fermerëve polakë se ukrainasit “nuk janë një kërcënim për ta” por duan vetëm të shesin eksportet e tyre duke i lënë të kalojnë në Poloni drejt vendeve të tjera.

Ukraina kishte arritur të vendoste një korridor detar për eksportet e drithit në detin e Zi, derisa Moska e ndaloi marrëveshjen vitin e shkuar.

Ukraina thotë se protestat kanë lidhje me frikën e konkurrencës së produkteve, por fermerët evropianë kërkojnë të ruajnë cilësinë e produkteve të tyre dhe jo zëvendësimin e ato më të lira siç kërkon BE.

Ukraina ka kosto më të ulëta dhe sasi më të mëdha prodhimi në krahasim me fqinjët e saj evropianë.

Top Channel

Read Entire Article