Pas derbit të humbur nga Shkupi, Ardian Nuhiu: Ky ishte maksimumi jonë!

10 months ago 8

Shkëndija humbi derbin në Çair përballë Shkupit në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Pas derbit komentin e tij e ka dhënë trajneri i kuqezinjëve, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se ky ishte maksimumi i skuadrës së tij, duke marrë parasysh mungesat që kishin.

“Mendoj që djemt dhanë maksimumin, sot ky ishte maksimumi jonë. Vendosën aftësitë individuale të një futbollisti. Djemt luftuan me të gjitha forcat që kishin. Nuk diskutohen mungesat që kishim sot, e dijmë që janë të rëndësishëm për skuadrën tonë, por u munduam me të gjitha forcat që kishim dhe futbollistët e rinj ti aktivizojmë që të marrim barazimin, megjithatë nuk arritëm”, ka thënë Nuhiu.

Tekniku i tetovarëve gjithashtu ka potencuar se në merkaton e janarit, Shkëndija duhet të freskohet me futbollist të rinj.

“Personalisht mendoj se kemi bërë gjithçka si staf. Jemi munduar me të gjitha forcat që kemi ti shfrytëzojmë, kemi rrezikuar aq shumë, madje edhe kundërshtarit i dhanë hapësirë më tepër në pjesën e dytë, ku na rrezikuan me kundërsulme. Tentuam me gjithçka që të pakten mos mposhtemi, por nuk ja arritëm. Mendoj që nuk ka vend për dëshprim, kampionati është i gjatë, duhet sa më shpejt ta harrojmë këtë ndeshje, sepse të dielen na pret takimi i radhës. Të mbyllim gjysmëstinor dhe pastaj do ti shikojmë analizat dhe padiskutim që duhet të freskojmë skuadrën, të marrim disa futbollist në ato pozita në të cilat mendoj që duhet të reagojmë dhe të vazhdojmë garën”, ka përfunduar Ardian Nuhiu.

Shkëndija e Tetovës ndeshjen e radhës në kampionat e luan kundër Sileksit. /Telegrafi/

Read Entire Article