Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse – Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

3 months ago 17
Reklamë

Këto imazhe të tmerrshme tregojnë ukrainasin, Roman Gorylyk, i cili së fundi është liruar pas dy vjet qëndrimi në qelitë ruse si rob i luftës.

Roman dhe 74 të burgosur të tjerë u kthyen nga dhomat e torturës ruse më 31 maj si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të luftës, megjithëse ai nuk mori pjesë në luftë.

Roman është një kontrollues i lartë i pikës së kontrollit në termocentralin bërthamor të Çornobilit.

Ai në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet tejet i dobësuar në shëndet, gjegjësisht “asht e lëkur”.

Gorylyk dhe 168 gardistët e tjerë që ruanin termocentralin e Çornobilit u morën peng nga rusët dhe përmes Bjellorusisë u dërguan në një burg të Rusisë.

Theksojmë se 89 prej tyre ende mbahen rob dhe Kremlini po i përdor për t’i shkëmbyer me ushtarët rusë të kapur në betejë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Read Entire Article