Pas eleminimit nga BBVK, Alby përfshihet nga një turmë e madhe fansash që donin të fotografoheshin me të

9 months ago 8

Alby The Goat, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, nuk është më pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë pas eliminimit të saj mbrëmjen e së premtes, por duket se adhurimi i fansave ndaj saj nuk ka të ndalur.

Pas daljes nga spektakli, Alby është përfshirë nga një turmë adhuruesish që e pritën me padurim në studion e “Big Brother VIP Kosova”.

Në një video të siguruar nga Telegrafi, shihet se si bukuroshja bëhet qendra e vëmendjes, jo vetëm në ekranet e teleshikuesve, por edhe në realitetin që ndodhet jashtë mureve të shtëpisë së BBVK.

Fansat me të cilët ka ndërtuar një lidhje ndërvepruese përmes emisionit nuk kanë humbur kohë për të realizuar ‘selfie’ në shenjë të përkrahjes dhe dashurisë për të.

Alby, e cila njihet për të kaluarën e saj si aktore e filmave për të rritur, ka arritur të bëhet një nga personazhet më të komentuara dhe interesante të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Alby ka demonstruar një karakter të fortë, duke e bërë të dashur dhe të respektuar nga konkurrentët dhe publiku. Gjatë rrëfimit të saj në BBVK, Alby ka rrëfyer se këto përvoja e kanë formësuar si person dhe janë pjesë e asaj që është sot. /Telegrafi/

Read Entire Article