Pas episodeve të dhunshme, masa të rrepta ndaj tifozëve në Francë

10 months ago 42
15:12 08/12/2023

Parisi ka vendosur të aplikojë masa të ashpra për tifozët e futbollit në vend pas episodeve të dhunshme që kulmuam me vdekjen e një personi. Një tifoz i Nantës humbi jetën pas një përplasje me fansat e Nis.

Tenisoni ka qenë i madh mes tifozerive të ekipeve, ndërsa dëmtime më 29 tetor mori edhe Fabio Groso, atëherë në stolin e ekipit të Lionit.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ndaloi udhëtimet e fansave për pesë ndeshje të javës së 15-të të Ligue 1 dhe për tre ndeshje të fazës së 16-ave të Kupës së Francës.

Në “Fletoren Zyrtare” u publikua dekreti ku thuhet se të tilla takime paraqesin një “rrezik real dhe serioz përplasjesh mes tifozëve”, në kuadër të “përkeqësimit të dhunës gjithnjë e më të rëndë të vërejtur që nga fillimi i sezonit futbollistik”.

Ndeshjet ku nuk do të lejohen transfertat e fansave në kampionat janë Montpellier-Lens, Paris SG-Nantes, Nice-Reims, Lyon-Tulouse dhe Lorient-Marseille.

Ditë më parë, edhe ministrja e Sportit, Amelie Ode-Castera tha se ishte pro masave pë të ndaluar udhëtimet e tifozëve. Dhuna në futbollin francez është kthyer në një problem serioz me autoritetet që po përpiqen ta luftojnë dhe po aplikojnë masa më të ashpra për shkelësit, e megjithatë, çështja vazhdon që të ngelet problematike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article