Pas grushtit të shtetit, gjenerali gardës presidenciale vetëshpallet president

1 year ago 16
Reklamë

Shefi i gardës presidenciale në Niger, gjenerali Omar Tchiani, e ka emëruar veten president të Këshillit Kombëtar dhe kështu lider të ri të vendit afrikan, pas grushtit të shtetit.

Tchiani i bëri këto deklarata në televizionin kombëtar, teksa deklaroi se kërkon vetëm më të mirën për vendin e tij.

“Veprimi është i motivuar nga dëshira e vetme për të ruajtur atdheun tonë të dashur, nga njëra anë përballë përkeqësimit të vazhdueshëm të sigurisë. Situatën e vendit tonë, na shtyn që të shohim një zgjidhje reale të krizës, qeverisjen e dobët ekonomike dhe sociale”, tha ai.

Oficerët e rojës presidenciale e arrestuan presidentin e Niger, Mohamed Bazoum, i cili ishte zgjedhur në mënyrën demokratike në vitin 2021.

Pak ditë më parë oficerët ushtarakë njoftuan në televizionin kombëtar se Këshilli Kombëtar për Sigurinë e Atdheut ka marrë pushtetin në dorë.

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit, vendit të Afrikës Perëndime me një popullsi prej 26 milionë banorë, i ndaloi protestat dhe demonstratat, por sërish nuk mundën ti evidentonin.

Ushtria e Nigerit i ka paralajmëruar shtetet e huaja të mos tentojnë ndërhyrjen ushtarake, duke thënë se ajo mund të ketë pasoja shkatërruese për vendin.

Ndërsa SHBA-ja vijon të bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit, pas arrestimit të papritur.

Top Channel

Read Entire Article