Pas lajmeve se Ezequiel Lavezzi është therur me thikë – reagon familja e argjentinasit

10 months ago 24

Ish-sulmuesi i PSG-së, Ezequiel Lavezzi, është shtruar në spital pasi u ther me thikë në stomak pas një debati në Uruguai, sipas medias amerikano-jugore Clarin. Përveç një therjes, legjenda e futbollit pësoi lëndime të tjera, duke përfshirë një thyerje të klavikulës.

Ish-reprezentuesi argjentinas është shtruar në spital në rajonin Punta del Este të Uruguait.

Pas daljes në pension në vitin 2019, Lavezzi ka qenë i njohur për festa të shumta. Debati thuhet se ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës.

Burime të tjera mediatike, përfshirë TyC Sports, kanë raportuar se familja e Lavezzit i ka shpërfillur këto raportime për një goditje me thikë.

Familja e ish-sulmuesit thotë se ai ra nga një shkallë teksa ndërronte një llambë, gjë që e bëri atë të pësojë lëndime të shumta.

Lavezzi u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 duke luajtur për Paris Saint-Germain mes klubeve të tjera. Argjentinasi ishte një nga nënshkrimet e para të epokës QSI në Parc des Princes dhe luajti 161 herë për Les Parisiens. /Telegrafi/

Read Entire Article