Pas Manastirit, plus dy kushte të reja për anëtarësim në KiE - Veprimi i Kurtit i (pa) drejtë, por i domosdoshëm?

7 months ago 5

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar njoftoi se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit.

Sipas Kurtit, dhe pse qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi, të cilin e ka cilësuar "të çuditshëm" e "të padrejtë", qeveria e udhëhequr nga ai nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deri te ky vendim sipas Kurtit erdhi për shkak që zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Por, analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike thonë se Kosovës do t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim, në Këshillin e Evropës, me theks të veçantë themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

Strehë e kriminelëve

Analisti Faton Mehmeti thotë se Manastiri i Deçanit do të përdorët si “Kalë Troje” brenda Kosovës.

“Çështja e Manastirit është e dhimbshme për Kosovën duke ditur se Serbia do e përdorë si Kalë të Trojës për të hartuar projekte kundër Kosovës, do e e ketë si Kalë për të sulmuar. Nuk është befasi që aty të strehohen edhe kriminelët, megjithatë kjo çështje që në 2006 është kryer”, shprehet Mehmeti.

Image

Analisti Faton Mehmeti

Sipas tij, presioni i madh amerikan bëri që Kurti ta pranojë vendimin për Manastirin e Deçanit.

“Gjithsesi s’do ia vlente për asgjë të jepte toka Manastirit, por presioni amerikan ishte shumë i madh. Tani që s’ka kthim pas, sado pak të përfitojmë duke u futur në KiE e që është arritje, mbase jo aq e madhe sa në BE por është hap i rëndësishëm. Me pak fjalë, Kosova nuk do të dal e gëzuar nga ky “Pazar””, thekson Mehmeti.

“Jam skeptik se Kosova do të anëtarësohet pa kushte të tjera, siç ndodhi me liberalizimin e vizave. Fatkeqësisht Kosova çdo gjë e ka pagur shtrenjtë, 10 fish me shtrenjtë se tjerët”, shton analisti Faton Mehmeti.

Kurse gazetari dhe anëtari i Shoqërisë Civile në Deçan, Adem Lushaj e quan diktatorial vendimin për 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit.

Image

Adem Lushaj

“Qëndrimi ynë ishte dhe mbetet i njëjtë, vendim i dëmshëm për zhvillimin e Deçanit dhe rendin kushtetues. Vendimi i qeverisë Kurti është diktatorial dhe do mbetët barrë e historisë”, deklaron Lushaj.

Vendim i drejtë i qeverisë Kurti

Ndërsa, analisti Nexhat Haziri e quan vendim të drejtë veprimin e qeverisë Kurti.

Vendim i drejtë që është në interes të Kosovës dhe që është një hap drejtë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian, nëse në rrugë e sipër të këtij procesi nuk dalin edhe kushtëzime të tjera. Unë e vlerësoj këtë hap të kryeministrit Kurti për respektimin e vendimeve të Gjykatë Kushtetuese, që ka qenë një standard i mirë nga të gjithë liderët dhe subjektet politike kur ka qenë në pyetje vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Haziri.

Image

Nexhat Haziri

“Sa si do të shihet kryeministri Kurti në sytë e atyre që iu ka premtuar se nuk do ta zbatojë këtë vendim, është çështje e tij se si do të arsyetohet dhe nëse ata që e kanë votuar do të vazhdojnë t’i besojnë z. Kurti, kjo ka pakë rëndësi”, shpjegon Haziri.

“Por, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligime që duhet zbatuar pa marrë parasysh se kush është në qeverisje, dhe gjithashtu liderët politik duhet të jenë të kujdesshëm në premtime dhe zotime të tyre kur kanë të bëjnë me procese dhe vendime të tilla. respektimi i ligjshmërisë, pra shtetit ligjor është bazament i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

Ndryshe, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka thënë se për t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës duhet t’i plotësojë edhe dy kushte pas zbatimit të vendimit për tokat e Manastrit të Deçanit.

Ai ka thënë se dy kushtet tjera janë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe veprimet me shpronësime në veri.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, ka deklaruar Escobar për REL.

Read Entire Article