Pas objektivit: Fotografia që flet dhe historia që jeton me Vlasov Sulajn

9 months ago 21

Në botën dinamike të artit vizual, fotografia shpesh flet më shumë se mijëra fjalë, dhe kur bëhet fjalë për të kapur thelbin e momenteve që ndryshojnë jetën, pak artistë e kanë bërë atë me aftësinë dhe pasionin e fotografes së njohur shqiptare që po diskutojmë sot.

Pas më shumë se një dekade në fushën e fotografisë, fotografi Vlasov Sulaj zbërthen një udhëtim të pasur me sfida, reflektim dhe rritje artistike. Nga ngjarjet që tronditën botën te qetësia e pamjeve të përditshme, ajo ka sjellë ndjenjën, ngjyrat dhe dritën edhe në skenat më të errëta, dhe ka ndihmuar të krijojë një histori që transcendon kohën.

Telegrafi: Si nisi pasioni juaj për fotografinë dhe çfarë ju frymëzoi të vazhdoni me këtë hobi ose profesion?

Vlasov Sulaj: Pasi përjetova pasionin për artin dhe kreativitetin që nga fëmijëria ime, atëherë vendosa të ndiqja studimet në Akademin e Arteve ‘Tiranë’. Aty u njoha me fotografinë, që u bë një mjet i shkëlqyeshëm për të shprehur ndjenjat dhe ide të mija, dhe aty vendosa që ky zhanër do të jetë Arti im i të shprehurit si dhe profesioni im për te jetuar. Frymëzimi im për të vazhduar ka qenë për të kapur momente që komunikojnë mesazhe të forta dhe për të dokumentuar realitetin në një mënyrë unike.

Foto: Vlasov Sulaj

Telegrafi: Cilat janë subjektet ose tema të preferuara për të fotografuar, dhe pse ato ju bëjnë përshtypje?

Vlasov Sulaj: Subjektet e preferuara për mua janë ato që ndikojnë në shoqëri, duke përfshirë ngjarjet sociale, politike dhe artistike. Më intereson të përqendrohem në përfaqësimin e realitetit në mënyrë që të nxisë reflektim dhe ndryshime.

Telegrafi: Si ndryshon perspektiva juaj fotografike gjatë kohës ose bazuar në ndryshimet e jetës suaj personale?

Vlasov Sulaj: Perspektiva ime fotografike ka ndryshuar ndjeshëm si pasojë e rritjes personale dhe ndryshimeve të ndryshme në jetën time. Eksperienca personale dhe njohuritë e reja kanë ndikuar në mënyrën si shoh botën, dhe kjo ka reflektuar në fotografitë që krijoj.

Foto: Vlasov Sulaj

Telegrafi: Çfarë teknikash fotografike përdorni për të kapur momente të veçanta apo për të shprehur një histori nëpërmjet fotove tuaja?

Vlasov Sulaj: Studioj historinë e ngjarjes nëse kam një personazh e studio atë, Teknikat kryesore Kompozim, Dritë, Hije :), dhe shumë pak posteditim. Për mua, Çelësi është për të pasqyruar thelbin e një momenti në një imazh.

Telegrafi: Si mendoni se fotografia juaj ka ndikuar në perceptimin tuaj të botës dhe në mënyrën si shihni momentet e përditshme?

Vlasov Sulaj: Fotografia më ka ndihmuar në perceptimin tim të botës duke më bërë të shoh gjerat në një mënyrë më të thellë, të shohë aty ku nuk ka dritë, ngjyra dhe përditshmëri, kështu më ka ndihmuar mua fotografia në perceptimin tim dhe normal ka gjithmonë shpresë, dritë dhe ngjyra!!. Fotografia ime më ka ndihmuar të shoh bukurinë në detajet më të vogla të jetës dhe të kuptojë ndikimin e ngjarjeve të përditshme në jetën tonë.

Foto: Vlasov Sulaj

Telegrafi: A ka pasur momente të vështira në karrieren tuaj deri më tani, nëse po cilat jan?

Vlasov Sulaj: Po Kam disa se u bën 13 vite karrier si profesionist!!!! Dy momente do të theksoja nga momentet më sfiduese në karrierën time kanë qenë momentet kur kam pasqyruar ngjarjen dramatike, si demonstratat e 21 janarit në Tiranë, ku rreziku për jetën ishte i lartë për gazetarët. Situata ishte shumë e rrezikshme për të qëndruar në terren për të dokumentuar ngjarjet politike si ajo!!! E dhunshme dhe me viktima, duke u ndjekur nga një ndjenjë e rrezikut dhe nevojës për të raportuar objektivisht për ngjarjet që ndodhën. Dhe momenti tjetër shumë moment i sfidueshëm ishte termeti i nëntorit në Shqipëri, një katastrofë e madhe që mori jetën e shumë njerëzve. Situata ishte thellësisht emocionale dhe profesionale për mua, duke më shtyrtë të vendosja para një dilemeje: të ndërmerrja veprime për të ndihmuar ose të rrija pasqyruar dhe të dokumentoja ngjarjet. Zgjedhja ime ishte të përqëndrohesha në dokumentimin e këtyre momenteve të trazuara, duke menduar që fotografia mund të kontribuojë në një reflektim të thellë dhe në ndërgjegjësimin e publikut. /Telegrafi/

Foto: Vlasov Sulaj
Foto: Vlasov Sulaj
Foto: Vlasov Sulaj
Foto: Vlasov Sulaj
Foto: Vlasov Sulaj
Foto: Vlasov Sulaj
Read Entire Article