Pas paralajmërimit të DASH, ish-komandanti zbardh disa detaje – këto janë planet që po kurdisen për Kosovën dhe rajonin!

2 months ago 14
Reklamë

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”.

Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

DASH tha se pikërisht për shkak të qëllimit të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe të avancohet reformat “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe do të sillnin paqe, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish-komandati i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai thotë se Rusia dhe Kina po mundohen të gjejnë liderë dikatorë që udhëheqin shtetet e tyre dhe janë kunder demokracisë.

Image

Hafir Hoxha

Sipas Hoxhës, po Rusia, Kina dhe Irani po kërkojnë shtete tjera të rreshtohen me ta.

“Rusia dhe Kina janë shtete me politika diktatorusle, ato dy fuqi të mëdhaja mundohen sa më shumë të gjejnë liderë diktatorë që udhëheqin shtetet e tyre dhe janë kunder demokracisë , pra më saktë kundër SHBA-së dhe BE. S’ka po mundohen në çdo kontinent të jenë diktatorët aleat dhe po ja arritin ,

Formuan trekëndëshin Rusi-Kinë -Iran dhe këta tre aleatë tani po kërkojnë edhe shtete të tjera që rreshtohen me ta”, foli ai.

Më tej, ish-komandanti thekson që Rusia ka furnizuar në vazhdimsi me armatim Serbinë dhe ka fuqizuar Vuçiqin.

Rusia dhe Kina dëshirojnë të dekoncentohet vëmendja nga lufra e Ukrainës dhe të ketë sa më shumë të ketë zjarre apo lufta në vende të tjera”, shton tutje Hoxha.

“Rusia një kohë të gjatë mbrojti dhe ndihmoi në Siri diktatorin Bashar Al-asadin , në Ballkan kanë përgatitë, kanë stimuluar dhe kanë përforcuar Vuqicin i cili i shkelë të gjitha rregullat e demokracisë, ka ngulfat opozitën, mbikqyr mediat, ka mundësi të bëj skenare të ndryshme në vend dhe mos të dihet e vërteta prandaj Rusia dhe Kina dëshirojnë të dekoncentohet vëmendja nga lufra e Ukrainës dhe të ketë sa më shumë të ketë zjarre ( luftra) të vogla aq më shumë ata përfitojnë dhe fshehin krimet e tyre në ato luftëra. Ne duhet të jemi aleat dhe në koordinim ne shetet demokratike e jo të diktaturls, të jemi në SHBA, BE dhe shtetet demokratike tjera në botë. Kina dhe Rusia kanë investuar dhe po investojnë në Dondal Trumpin i cili në sjelljet dhe karakterin e tij mund t’i plotëson kushtet e një politike dikzatoriale prandaj ata dhe i ndihmojnë në garë presidenciale në SHBA”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article