Pas përplasjeve Osmani-Kurti, paralajmërohet “krizë e frikshme” për Kosovën: Mjaftojnë vetëm 78 orë...

4 months ago 10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë tha se nuk u konsultua për letrën që ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ia kishte dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, më 16 maj.

Në këtë letër, Gërvalla, e cila njëherësh është edhe kryetare e partisë Guxo, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin, të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo letër duket se u bë ‘mollë-sherri’ për një përplasje ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe krye parlamentarit, Glauk Konjufca.

Ky i fundit ka thënë se mos-informimi i presidentes ishte i paqëllimshëm pasi ajo ishte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për shkak të largësisë, jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë në ditën e votimit që e kishim nga ana e Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës, mund të ndahet dhe koordinohet”, ka thënë Konjufca.

A është realisht kjo letër pikënisja e përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve të këtyre tre liderëve shtetërore, apo ka edhe diçka më tepër?

Image

Skender Zogaj

Zogaj: Përplasja e ndodhur ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani cilado që të jetë arsyeja, është fatale

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj, duke u lidhur me këto përplasje, thotë se situate në Kosovë është e tensionuar, duke paralajmëruar edhe një krizë të frikshme.

“Situata politike në Kosovë është duke u tensionuar gjithnjë e më shumë dhe parandjenjat sinjalizojnë krizë të frikshme, që mund të krijojë tronditje të thella e me pasoja të mëdha. Është për t'u habitur sa e pandjeshme po tregohet në tërësi klasa politike dhe gjithë nomenklatura shtetërore, që janë mbërthyer nga egjra e fjalamanisë dhe nuk duan t'ia dinë se, për ta çliruar Kosovën, NATO-s iu kanë dashur 78 ditë,  por janë të mjaftueshme vetëm 78 orë, për t'u rikthyer mbrapsht historia dhe për t'u përsëritur e 1999-ta. Ukraina është mostra që duhet për t'u analizuar, dhe jo vetëm...”, vlerëson Zogaj.

Ai kritikon liderët e shtetit, duke thënë se në kohën kur po ndodhin vendim të rëndësishme për fatin e Kosovës, ata ia ‘plasin sherrit’.

Amullia verbuese që aktualisht po sillet nëpër Kosovë është tmerruese. Mënyra e jetës dhe e sjelljes së shtetasve, që nga qytetari më i zakonshëm e deri te krerët e shtetit, e veçanërisht liderët partiakë dhe  parlamentarët është e një absurdi lemeritës, fund e krye primitive: qytetarët si miza pa kry, përfaqësuesit e tyre partiakë secili më gaforre se tjetri, deputetët e Kuvendit të Kosovës, si kor i rriqrave, pickues të zhurmshëm dhe gërryes të lemeritshëm, të luftës për pushtet, sepse e kanë vërtetuar se pushteti është shumë i levërdishëm”, thekson ai.

Ai thotë poashtu se në këtë zahalli Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, para tri vitesh ishin shpresa e shumicës së elektoratit dhe vendit që, ua dha besimin. Sa është e kënaqur kjo pjesë e qytetarëve, mbetet të shihet, por një është e sigurtë - brenga se çfarë po ndodh?

Kjo brengë është e zjarrtë sepse Kosova është në çastet më vendimtare të përcaktimit të fatit të saj historik, dhe, nuk ka dyshim se nëse sherri midis Kryeministrit dhe Presidentes është i vërtetë, pasojat do të jenë tepër të kushtueshme, në të gjitha sferat! Nëse përplasja është e vërtetë,  cilado që të jetë arsyeja, është e pajustifikueshme, sepse, pa asnjë dilemë do ta dëmtojë rëndë Kosovën, e cila kësaj radhe po dëmtohet nga kapriçiot! Prandaj, çdo lloj arsyetimi është i pavlershëm, pos tjerash sepse Presidentja dhe Kryeministri, që tri vjet kanë defiluar në publik e nëpër media, plot shend e verë duke i deklaruar sukseset e unitetit të çeliktë, dhe tash, sa çel e mbyll sytë, shigjeta në thembrën e Akilit”, thekson Zogaj.

Analisti Zogaj thekson se opozita po thotë se e ka ditur që kështu ka me ndodhë.

“Dhe është e saktë, një pjesë e opozitës është fort mirë e informuar, sepse segmentet nga radhët e saj, janë dora e zgjatur që është marrë me futjen guralecave dhe pirjen duhanit tinës. Këta pas vetëtimës do të dëgjojmë bubullimat dhe do të mësojmë se ku ka qëndruar i fshehur lepuri”, vlerëson ai për ‘Bota sot’.

Burjani: E vërteta është vetëm zhurma e krijuar për të ikur nga tërë ajo përgjegjësi gati tashmë katër-vjeҫare

E për profesorin dhe juristin Blerim Burjani, kryeministri Albin Kurti ka dështuar për të anëtarësuar Kosovën në Këshillin e Evropës.

Image

Blerim Burjani

“Kryeministri dëshiron të mbuloj dështimin në anëtarësimnë KiE, mos ecjen aspak të reformës sektoriale, e tërë politika e koncentruar në veri është e vetmja arsyeje pse duhet bërë zhurmën e kot para zgjedhjeve të rregullta, disi duhet te mbulohet i tërë ky dështim”, vlerëson ai.

Sipas Burjanit, mos anëtarësimi në KiE është arsyeja e përmendjes edhe të zgjedhjeve të jashtëzakonshme se disi në opinion të mos tingëllojë jo përgjegjësi e VV, e vërteta është vetëm zhurma e krijuar për të ikur nga tërë ajo përgjegjësi gati tashmë katër vjeҫare, pa zgjidhje të problemeve esenciale për qytetarët.

Read Entire Article