Pas protestës nis marshimi, studentët e mjekësisë kërkojnë dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit dhe ballafaqim me Manastirliun

11 months ago 26
Reklamë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh, ndërsa një prej tyre ka zbuluar hapat e radhës për mikrofonin e News24.

Ai u shpreh se pas tubimit pranë ambienteve të Universitetit të Mjekësisë, studentët do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Mjekët e rinj do të kërkojnë dorëheqjen nga detyra të zëvendës-ministres së Arsimit, me arsyetimin se ajo ka deklaruar në mënyrë arbitrare se studentët që nuk pranojnë të paguajnë tarifat e reja duhet të ndërpresin studimet.

Po ashtu ata kërkojnë një përballje publike me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi sipas tyre ajo nuk ka pranuar ballafaqimin në studio televizive më herët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article