Pas rigoN, edhe juanflatroo konfirmon largimin nga ekipi

4 months ago 8

Flatron Halimi i njohur si “juanflatroo” ka konfirmuar tashmë largimin nga ekipi kosovar i njohur më parë si Bad Neës Eagles.

Lojtarët shqiptar të CS:GO nuk do të jenë më pjesë e organizatës Guild, pasi tashmë kanë ndarë rrugët. Është vet organizata britanike e cila ka njoftuar ndarjen me ekipin Guild Eagles.

Menjëherë pas ndarjes së rrugës ka ardhur edhe eksodi i lojtarëve nga ekipi kosovar, pasi “rigoN” nuk është i vetmi që ka konfirmuar largimin.

Disa minuta më vonë edhe juanflatroo ka treguar se është larguar nga ekipi dhe është gati për sfida të reja, me ndonjë ekip të ri.

“Për fat të keq gjërave iu vjen një fund. Gjërat që arritëm me djemtë, uljet dhe ngritjet, periudhat e vështira, të gjitha kujtimet e paharrueshme do jetojnë gjithmonë me mua, të gjithë djelmoshat do të kenë një vend special në zemrën time. Udhëtimi ynë ishte thjesht i mrekullueshëm”.

“Falënderoj tifozët që ishin pjesë e këtij udhëtimi të bukur dhe e bënë atë edhe më të bukur, përherë mirënjohës”, ka shkruar juanflatroo në “X”. /Telegrafi/

Sadly all things come to an end. Things we achieved with the boys, ups and downs, tough periods, all the unforgettable memories will live with me forever, each one of the boys will always have a special place in my heart our journey is nothing but miraculous.

— juanflatroo (@juanflatrooo) May 24, 2024

Thank you to the fans who were part of this beautiful journey and made it even more beautiful, forever grateful❤️

— juanflatroo (@juanflatrooo) May 24, 2024

riri

Read Entire Article