Pas Shqipërisë, Turqia i kërkon edhe Maqedonisë goditjen e organizatës FETO

1 week ago 35
Reklamë

I pari ministër i Jashtëm nga vendet aleate që ka vizituar Maqedoninë e Veriut pas krijimit të qeverisë së re ishte shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan.
Ai u prit nga homologu i tij Timco Mucunski në Shkup, nga ku i bëri thirrje qeverisë së re në vend që të ndihmojë në luftën kundër organizatës FETO, të cilën Ankaraja e ka cilësuar si grupim terrorist.

Erdogan në vazhdimësi e ka akuzuar FETO-n se qëndron pas tentativës së dështuar të vitit 2015 për grusht shteti në Turqi.

“Njëkohësisht, me qeverinë e re, besojmë se do të ketë një qasje më të ndjeshme në fushën e luftës kundër terrorizmit, të udhëhequr nga FETO, sepse FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet ku është i pranishëm. Sa i përket luftës kundër kësaj organizate terroriste, presim që Maqedonia e Veriut të ofrojë mbështetje më të fortë në luftën kundër FETO-s”, u shpreh Fidan.

Në vijim Fidan paralajmëroi se do të zhvillohen më shumë stërvitje ushtarake ndërmjet ushtrive të dy vendeve, si dhe pret që të mbrohen të drejtat e komunitetit turk në Maqedoni.

Ministri Mucunski, nga ana tjetër u ndal te intregimi europian i vendit të tij duke vlerësuar ndihmën e Turqisë në këtë drejtim. “Në veçanti, e njoha kolegun tim me pozitën aktuale të shtetit në lidhje me procesin e BE-së, duke vënë në dukje faktin se parashikueshmëria e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian është vetëm një çështje procedurale, por është një gurthemeli i stabilitetit dhe progresit tonë”, tha Mucunski.

Read Entire Article