Pas vendimit të BE-së, reagon profesori: Serbëve në veri u hiqen vizat, shqiptarëve në Kosovën Lindore u pasivizohen adresat

1 month ago 3
Reklamë

Sot, BE ka marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët serbë në veri të Mitrovicës. 
 Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit.

Kurse, pasi të hyjë në fuqi - gjë që pritet të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së - vendimi do të fillojë të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Profesori Refik Hasani, ka vlerësuar se ku vendim i marrë nga BE është i padrejtë, duke marrë parasysh fatkin se shqiptarët edhe pse pakicë në Kosovën Lindore, ata po diskriminohet nga serbët, duke iu pasivizuar adresat.

“Sot, Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Pra, Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele të Republikës së Kosovës, dhe Drejtoria Koordinuese e Serbisë, gjatë gjithë kohës ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE. Në këtë rast pakicën serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës. Kurse, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtuar pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë”, thotë ai.

Image

Profesori Refik Hasani

Tutje, Hasani thotë se, derisa serbëve të Kosovës iu dhanë vizat, ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore po ndodh një spastrim etnik.

“Pasivizimi nënkupton nuk më takon të posedoj dokumente identiteti, dhe jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor. Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së. Deri më tani janë të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që janë shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë. Kjo kategori vazhdojnë të mbetën qytetarë të askujt, pasi në vendin e lindjes në Serbi, nuk pranohen, sepse ligjërisht po ju hiqet, bëhet fshirja e adresave. Deri sa që nga dita e sotme, pakica serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke iu pasivizuar adresat si një pastrim etnik, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article