Pas zjarreve, vjen tornado e stuhitë në Ottawa e Montreal të Kanadasë (video-foto)

1 year ago 21
Reklamë

Një tornado i frikshëm u shfaq dje në Montreal në juglindje të Kanadasë dhe kryeqytetin Ottawa, shoqëruar me një sistem stuhish të papritura që shkaktuan përmbytje dhe dëme të gjera ne zonat urbane.

Meteorologët thanë se tornado ishte parë të krijohej pranë aeroportit Mirabel rreth 50 kilometra në veriperëndim të zonës së ‘Ishullit të Montreal’.

@weathernetwork #ONStorm Half Moon Bay, Nepean pic.twitter.com/SNMTA7gjPk

— Vanessa DiRienzo (@VanessaDiri) July 13, 2023


Tornado krijoi pamje shokuese në qiell dhe më pas solli reshje të furishme shiu  teksa deri në orën lokale 17.00 alarmi i autoriteteve ishte hequr.

Reshjet shkaktuan mbylljen e disa autostradave dhe mbikalimeve në Montreal.

Stuhitë lanë rrugë e ambjente të mbuluara me ujë në qytet, duke bërë të mbyllen qendra tregtare dhe stacione metrojë.

Tornado preku gjithashtu në Ottawa, duke dëmtuar dhjetra shtëpi dhe automjete, si dhe duke rrëzuar pemë në zonë. Nuk kishte raportime për të plagosur, përveç dëmeve materiale.

Top Channel

Read Entire Article