“Pasardhësja” e Ramës në parti zgjidhet anëtare e Asamblesë Kombëtare

1 month ago 11
Reklamë

Helena Kaçe studentja që hapi punimet e Kongresit të PS-së e cila tha se nuk ishte ende anëtare e PS-së pasi do t’i bashkohej partisë me ‘kushte’ por që gjithësesi impresionoi me fjalën e saj Edi Ramën sa e ‘bekoi’ si pasardhësen e tij në parti, është zgjedhur anëtarë e Asamblesë Kombëtare e PS-së.

Emri i saj figuron në listën e fituesve për Tiranën dhe i bashkohet 156 anëtarëve të rinj të Asamblesë.

“Në kongres morën pjesë 1330 delegatë nga të cilët 1092 Delegatë të Zgjedhur dhe 238 delegatë ex – officio.

Bazuar në Statutin dhe Kodin e Zgjedhjeve në Parti, pasi Komisioni i Verifikimit të Mandateve të Delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste bëri verifikimet e duhura, u hap procesi zgjedhor në të 12 Qarqet e Vendit.

Ky proces përfundoi me zgjedhjen e 157 Anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e PS.

Dokumenta bashkëngjitur

Read Entire Article