“Pasoja të tmerrshme”, avokati serb jep parashikimin e frikshëm për Kosovën: Ja çfarë po ‘kurdisin’ Trump e Vuçiq!

2 months ago 6
Reklamë

Së fundi, përfaqësuesi i kristian-demokratëve dhe ish-raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të Demokristianëve në Bundestag, Peter Beyer shprehu frikën se nëse Trump vjen sërish në pushtet, çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE dhe Gjermania e refuzojnë si një opsion jashtëzakonisht të rrezikshëm, mund të shtrohet sërish për diskutim.

“Trumpi është i bindur se nëse vjen në pushtet, do ta përfundojë luftën në Ukrainë brenda një dite dhe ndoshta mendon se do ta zgjidhë edhe problemin e Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se duhet të përgatitemi për shumë gjëra. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, paralajmëroi Beyer.

E në lidhje me këtë paralajmërim të deputetit gjerman, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

Si fillim, ai u shpreh se tash e një kohë Vuçiq po tenton të afrohet me Trumpin, mirëpo që të dy nuk e kanë ide për pasojat e tmerrshme që mund të krijojë shkëmbimi i territoreve.

“Prej kohësh dihet se Vuçiq po përpiqet të kultivojë marrëdhënie të mira me Trump. Trump, megjithatë, i përket kapitalistëve, ekonomistëve, dhe për këtë arsye është i paaftë për të parë pasojat e tmerrshme që mund të krijojë shkëmbimi i territoreve me presionin e njërës palë. Vuçiqit i shkon për shtat shkëmbimi i territoreve për ta paraqitur si sukses në Serbi. Megjithatë, as Trump dhe as Vuçiq nuk mendojnë për pasojat e tmerrshme të një shkëmbimi të tillë. Kjo do të çonte më pas në trendin që çdo ndryshim etnik në terren jep një argument për ndryshime territoriale, dhe jo vetëm në Ballkan”, nënvizoi avokati serb.

Image

Cedomir Stojkoviq.

Krahas kësaj, Stojkoviq potencoi se nëse ndodhë shkëmbimi i territoreve, do ketë kaos të madh në Ballkan.

Për këtë, ai tregoi se pse Trump do ta kënaq Vuçiqin, duke e zbatuar këtë plan.

“Shkëmbimi i territoreve për shkak të parimeve etnike do të çonte në kaos në marrëdhëniet midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, Kroacisë dhe Serbisë, Hungarisë dhe Ukrainës, sepse kombet e përziera jetojnë në të gjitha anët e atyre kufijve. Trump do të dojë të kënaqë Vuçiqin për shkak të lidhjeve të shumta të familjes së tij me regjimin në Beograd dhe sigurisht që do të ringjallë idenë e shkëmbimit të territoreve Këtë do ta bëjë jo vetmë për shkak të marrëdhënies me Vuçiqin, por edhe për të justifikuar zgjidhjen e tij për Ukrainën, e cila favorizon Putinin”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, avokati serb tha se Trump do ta përdor Kosovën, si model për ta shitur këtë plan dhe ide.

“Domethënë, Trump dëshiron të forcojë parimin etnik si argument për ndryshimin e kufijve. Putini qëndron për këtë parim sepse parimi etnik ofron një pjesë të justifikimit për pushtimin në Ukrainë. Kam frikë se Trump fillimisht do të përpiqet ta zbatojë atë parim në Kosovë, në mënyrë që më pas t'ia shesë botës si një plan paqeje për Ukrainën: "Kufijtë mund të ndryshohen në Ukrainë për shkak të parimit etnik, siç e bëmë në Kosovë”. Unë mendoj se kjo është ajo që Trump dëshiron”, përfundoi Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article