Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Greqi, pamjet nga Kardhica: Uji ka mbuluar gjithçka

1 year ago 12
Reklamë

Pamjet më sipër i përkasin fshati Vlohos në Kardhica dhe dëshmojnë qartë pasojat katastrofike të përmbytjeve në vendin fqinj.

Vërshimi i lumenjve ka bërë që uji të përmbysë të gjitha banesave dhe tokave bujqësore të fshatit.

Moti i keq ka shkaktuar tetë viktima deri më tani.

Fenomeni i tejskajshëm sipas meteorologëve është më ekstremi që ka goditur vendin në 90 vitet e fundit. Qindra shtëpi janë shkatërruar apo përmbytur  nga ujërat dhe balta që kanë sjellë lumenjtë, disa ura janë shembur, rrugët janë shndërruar në liqene, linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar, uji i pijshëm mungon në shumë zona dhe dëmet në kulturat bujqësore janë të pallogaritshme për zonën më prodhimtare bujqësore të Greqisë që përfshin prefekturat e Kardhitsës, Larisës, Trikalës dhe Volosit.

Sipas shërbimit meteorologjik të vendit sipërfaqet e përmbytura të fotografuara me satelit ditën e djeshme  janë mbi 72000 hektarë, por sot në ditën e katërt të fenomenit ujërat e dy lumenjve të zonës vazhdojnë të dalin nga shtrati dhe të përmbytin tokat bujqësore dhe fshatrat.

Top Channel

Read Entire Article