“Pastrohuni nga gylenistët”/ Ministri i Jashtëm turk vizitë në Tiranë: Turqia ka ndjeshmëri për këtë çështje

9 months ago 26

Turqia vijon të ngrejë shqetësimin për prezencën e anëtarëve të organizatës gyleniste FETO në vendin tonë.  

Kjo çështje ishte e pashmangshme nga pala turke në takimin në Tiranë,  që zhvilloi ministri punëve të jashtme Igli Hasani me homologun turk Hakan Fidan.

 “Me kolegun tim folëm edhe për tema tjera siç është lufta kundra terrorizmit dhe ato rajonale. Diskutuan për mbetjet e fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri. Prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam se çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë”, tha Hakan Fidan.

Kjo ndjeshmëri e Turqisë për këtë çështje u pa edhe gjatë vizitës në xhaminë e re të Namasgjasë nga ministri Hakan Fidan, mbrëmjet e të dielës,  ku nuk ishte asnjë përfaqësues i Komunitetit Musliman shqiptarë.

Prej vitesh Turqia ngulmon në ndryshimin e drejtimit të  komunitetit Musliman Shqiptarë,  pasi sipas qëndrimeve zyrtare të Ankarasë,  udhëhiqet nga njerëz me qasje pro gyleniste.

Ministri Igli Hasani shmangu komentet për këtë shqetësim konstant të Turqisë duke u fokusuar në aspekte të tjera të marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Turqi.

“Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare.  Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit”, tha Hasani.

Ministri Hakan Fidan deklaroi se  brenda 2024-rës shpresonte mbledhjen  këshillit të parë të partneritetit strategjik Turqi-Shqipëri. “Kjo me shumë rëndësi për ne” theksoi ai.

Top Channel

Read Entire Article