Pastroi mbi 500 milionë euro para të krimit, dënohet me 7 vite Thanas Bako në Holandë

1 week ago 27
Reklamë

Gjykata holandeze e Roterdamit ka dënuar me 7 vite burg sarandiotin Thanas Bako, i cili akuzohet se pastroi mbi 500 milionë euro të grupeve kriminale në Greqi.

Bako u arrestua më 31 maj të vitit 2023 në Athinë në Greqi për llogari të drejtësisë holandeze. Ai u ekstradua në muajin gusht po të vitit të kaluar nga Greqia në Holandë, ku nisi dhe procesi gjyqësor ndaj tij,.

Ndaj Bakos drejtësia holandeze kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti pasi akuzohej për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës. “Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citoi atëherë deklarata e Europol.

Zbërthimi i aktivitetit kriminal të Bakos u bë nga FBI amerikane e cila kishte kohë që e mbante nën përgjim. Thanas Bako shpesh përdorte rrjetin e kriptuar “Anom” ku informonte anëtarët e tjetrë të abndës për të gjitha veprimet që kryente, pa e ditur se të gjitha mesazhet lexoheshin drejtpërdrejtë nga amerikanët.

Nën emrin e përdoruesit ‘KKY’ ai dërgoi, siç raportuan amerikanët, një rrjet korrierësh në Holandë. Korrierët shpesh duket se punojnë nga ndërtesat e zyrave në pronat industriale në Randstad dhe sjellin ose mbledhin para nga nga kriminelët në të gjithë vendin. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article