Patrullimet e KFOR-it në Kosovë ‘goditje’ për Serbinë - ja paralajmërimi i fuqishëm për serbët!

1 month ago 6
Reklamë

Politika

Nga: M.Haziri Më: 20 gusht 2024 Në ora: 13:02

Patrullimet e KFOR-it

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët italianë kanë kryer patrullime të rregullta përgjatë vijës kufitare në komunën e Istogut.

Patrullimet janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it.

“Këto patrulla janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.

A është një përgjigje e mirë për Serbinë e cila po mundohet të ndërhyjë në raportet e Kosovës dhe ndërkombëtarëve?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Image

Hafir Hoxha

Ai thotë se ky patrullim I tregoi edhe njëhere Serbisë që problemet me Kosovën ajo duhet të i zgjedhë me dialog dhe se nuk lejohet ndërhyrja ushtarake e Serbisë.

Kjo është përgjigje ndaj Serbisë që të gjitha problemet që i ka me Kosovën duhet t’i zgjedhë me dialogë dhe i bëjnë me dije që nuk do të tolerohet ndërhyrje ushtarake e Serbisë që me dhunë t’i arrit synimet e veta”, u shpreh ai.

Më tej, ish-komandanti thekson që BE dhe NATO nuk janë nën ndikimin e Rusisë dhe kjo tregon se me dialog duhet të arrihen të gjitha.

Serbia mundet edhe t’i ndryshon kufijtë me Kosovën por së pari të gjitha në dialogë me SHBA-në , BE dhe NATO-n që garanton se nuk do të jenë ndikim rus në Ballkan, të bëhet pjesë e NATO-s dhe e BE-së e pastaj për rishqyrtim të kufirit për ta është punë e vogël pasi edhe e janë rezervuar një pjesë të veriut pikërisht për këtë përmbyllje të problemit Bsllkanik”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article