Pavarësisht konkurrencës së ashpër, shitjet e iPhone të Apple në Kinë u rritën me 52% në prill, tregojnë të dhënat

3 months ago 24
Reklamë

Apple ka parë rritje të shitjeve të iPhone në Kinë me 52% në prill nga një vit më parë.

Kështu kanë treguar të dhënat të martën llogaritjet e Reuters bazuar në të dhënat e industrisë, përcjell Telegrafi.

Rritja e madhe pason një performancë të dobët në fillim të këtij viti në tregun më të madh në botë të smartfonëve.

Kjo pasi gjiganti i teknologjisë amerikane përballet me konkurrencën në rritje nga rivalët vendas.

Dërgesat e Apple në Kinë u rritën me 12% në mars, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm nga dy muajt e parë të vitit 2024, kur kompania pësoi një rënie prej 37% në shitje.

Shitjet e përgjithshme të telefonave inteligjentë në Kinë u rritën me 25.5% në 22.7 milionë njësi në prill, treguan të dhënat nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (CAICT). /Telegrafi/

Read Entire Article