Kamerat spiune të maskuara si varëse rrobash po shiten në Amazon, pavarësisht se kompania është paditur për pajisjen.
Një listë e kamerave në varëse rrobash të ‘zbuluara’ nga BBC përfshin një foto të pajisjes të instaluar në një banjë, transmeton Telegrafi.
Një gjykatës amerikan kohët e fundit vendosi që gjigandi i shitjes me pakicë, duhet të përballet me një çështje të ngritur nga një grua, që pretendon se ajo është filmuar në banjë duke përdorur një kamerë në varëse rrobash të blerë në Amazon.
Procesi ligjor kundër kompanisë u nis nga një studente dhe aktore. Ajo pretendon se ndërsa qëndronte në shtëpi në Virginian Perëndimore dhe ishte ende fëmijë, u regjistrua fshehurazi në banjë nga një kamerë brenda një varëse rrobash, për të cilën thotë se ishte blerë në Amazon.
Padia e saj në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara thotë se listimi në Amazon, ku dyshohet se ishte blerë kamera, ilustron një foto të saj duke u përdorur për të varur një peshqir me mbishkrimin “nuk do të tërheqë vëmendjen”.
Padia gjithashtu pretendon se përdorimi i kamerës ishte “i parashikueshëm për Amazon” dhe kërkon dëmshpërblim kundër Amazon Inc, Amazon.com Services LLC dhe të pandehurve të tjerë të paidentifikuar.
Amazon kohët e fundit u përpoq pa sukses për të hedhur poshtë çështjen duke pretenduar, në terma shumë të thjeshtë, se nuk ishte përgjegjëse për mënyrën se si u përdor kamera.
BBC kërkoi për kamera të ngjashme në Amazon në Britani të Madhe dhe gjeti një sërë të këtyre pajisjeve. /Telegrafi/