PD çon në Kushtetuese paktin Rama-Meloni për emigrantët

10 months ago 8
11:26 06/12/2023

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike dërgoi këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërinë dhe Italisë. Sipas demokratëve kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën.


“Nëpërmjet kësaj padie ne kemi kërkuar deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të protokollit ndërmjet qeverisë së Republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, që ka të bëjë me protokollin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Po ashtu kemi kërkuar edhe pezullimin e procedurave për ratifikimit të protokollit mes qeverisë së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Në cilësinë e deputetes së Lezhës dhe qarkut Lezhë padyshim që bashkë me grupin parlamentar kemi vendosur që kësaj t’i shkojmë deri në fund. Sot sapo depozituam padinë sepse ne padyshim që jemi në mbrojtje të interesit qytetar, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në këto kushte presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë në një shqyrtim të shpejtë. Kjo nuk ka atë bëjë fare në marrëdhënien tonë me Italinë, përkundrazi, do të vijojnë të jenë gjithmonë e më të mira, por ne do të presim vendimin e GJK, duke shpresuar që të japë sa më shpejt në lidhje me kushtetutshmërinë edhe a pajtohet ky protokoll me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha deputetja Lindita Metaliaj.

Kujtojmë se një ditë më parë marrëveshja në fjalë u miratua nga qeveria italiane./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article