PD dërgon në SPAK email-in e Arapit për inceneratorin e Tiranës

1 year ago 15
15:38 11/10/2023

“Rama e Veliaj qëndrojnë pas skemës së vjedhjes”

Partia Demokratike publikoi një email të shkëmbyer mes punonjësve të kompanisë së Klodian Zotos dhe administratorit shtetëror të inceneratorit të Tiranës, Farudin Arapi, që sipas demokratëve provon bashkëpunimin mes shtetit dhe kompanisë së inceneratorit për të fshehur prova kompromentuese.

Dokumenti që mban datën 3 Mars te vitit të kaluar, sipas anëtarit të kryesisë Belind Këlliçi provon dakordësinë e arritur mes Arapit dhe Zotos për strategjinë që do të ndiqej në përballjen me komisionit hetimor për inceneratorët.

“Kjo është një provë e pakundërshtueshme, e zezë mbi të bardhë, e asaj që ka ndodhur në prapaskenë dhe të përfshirjes qeveritare, jo pasive, por si aktor kryesor në skemën e inceneratorëve. Pas skemës së inceneratorëve është Edi Rama dhe Erion Veliaj. do t’i shkojë personalisht z. Altin Dumani, kreut të SPAK, si provë për hetime të mëtejshme.”

Këlliçi paralajmëroi gjithashtu se pas kësaj prove, Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK, padi të tjera për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article