PD dhe PS i hapin rrugë SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt

1 year ago 34
Reklamë

Opozita ka prezantuar dhe dorëzuar raportin, i cili i rekomandon Këshillit të Mandateve heqjen e imunitetit “për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

Raporti u prezantua në emër të opozitës nga Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi.

“5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale”- tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article