PD do e çojë marrëveshjen për emigrantët në Kushtetuese, Rama: S’ka asnjë problem!

10 months ago 30
15:04 24/11/2023

Numri një i qeverisë Edi Rama ka deklaruar sot në konferencë me gazetarët se “nuk ka asnjë problem nëse cilido person apo grup politik ankimon në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët”.


Rama theksoi se marrëveshja është në të mirë të Shqipërisë dhe është krejtësisht në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Në mbledhjen e kujt? Të grupit parlamentar të PD? Të cilës Parti Demokratike, nuk më rezulton mua një parti e tillë, por megjithatë s’ka rëndësi se kush është mbledhur dhe në cilën mbledhje ka qenë se ka shumë mbledhje që zhvillohen dhe ka shumë deklarata që bëhen nga drejtime të ndryshme në emër të të bekuarës PD që vuan sot si një flamur i madh i shpresës së shqiptarëve dikur, mallkimin e një historie të dhimbshme për hir të së vërtetës. Është përgjegjësi, është e drejtë, liri e çdokujt që e ka një status të caktuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nuk shoh asnjë problem në këtë pikkë, është krejt në rregull me Kushtetutën. Është marrëveshje shumë pozitive për Shqipërinë, s’ka asnjë problem nëse dikush, cilidoqoftë i drejtohet gjykatës. S’kam problem!”, tha Rama.

Kjo marrëveshje e rëndësishme pritet të miratohet në Parlament më 21 Dhjetor të këtij viti./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article