PD dorëzon kërkesën e tretë për ngritjen e komisionit hetimor

1 year ago 18
13:51 11/10/2023

Grupi Parlamentar i PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.

Në kërkesën e firmosur nga 35 deputetët e PD, theksohet se parlamenti duhet të kryejë hetime mbi veprimet institucionale të zyrtarëve që kanë marrë vendime edhe pse kanë qenë në kushtet e konflikt të interesi.

Kjo është kërkesa e tretë e grupit parlamentar të PD për ngritjen e komisionit hetimor, dy prej të cilëve janë rrëzuar nga mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve.

Bëhet fjalë për kërkesat e ngritjes së komisionit hetimor për daljen e të dhënave nga sistemi TIMS si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article