PD dorëzon nesër në “Kushtetuese” kërkesën për marrëveshjen me Italinë

10 months ago 40
15:55 05/12/2023

Të dyja qeveritë kanë marrë hapa konkretë për miratimin e marrëveshjes për emigrantët. PD ka vendosur ta godasë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë arsye, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së pas mbledhjes së grupit tha se padia në “Kushtetuese” do të dorëzohet nesër.

“Kemi finalizuar kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur asnjë koleg që ka refuzuar të nënshkruajë kërkesën. Kërkojmë një shqyrtim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë, interesin e Shqipërisë”, tha Bardhi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article