PD e Bashës me anëtarë të KZAZ në zgjedhjet në Kukës

1 year ago 49
Reklamë
11:14 15/09/2023

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ, PD e Bashës kalon forca e parë opozitare

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesë-padinë e PD zyrtare për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit më 24 shtator. Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha Bashës dy anëtarë në KZAZ, PD kalon forcë e parë opozitare.

PD ankimoi vendimin e KQZ-së, që e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare duke i dhënë dy komisionerë. Në Kukës, Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë tashmë do të përfaqësohet nga 1 anëtar.

Ndërkohë Partia Demokratike ka vendosur të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e Kukësit. Në garë për Bashkinë, janë Partia Socialiste me kandidat Albert Halilajn dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Emri Vata.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article