PD e Bashës nuk ka komisionerë në Kukës

1 year ago 19
Reklamë
15:40 20/09/2023

Celibashi: Vetëm 9 komisione janë plotësuar me 7 anëtarë

Lulzim Basha jo vetëm që nuk gjeti dot kandidat për këtë garë të pjesshme të kësaj të diele në Kukës, por nuk ka arritur të plotësojë dot, ashtu si në 14 Maj, vendet e komisionerëve në qendrat e votimit.

Edhe pse ndryshe nga KQZ, Kolegji Zgjedhor i dha mundësinë Partisë zyrtare Demokratike të kishte ajo shumicën e komisionerëve që i takojnë opozitës dhe jo Partia e Lirisë, vetëm 9 nga 74 qendra votimi 3 ditë përpara të dielës janë plotësuar me 7 anëtarë.

“Ndoshta kanë qenë të papërgatitur për të plotësuar dokumentacionin përkatës, por deri ditën e votimit do ta përmbushin këtë detyrim”.

Në daljen e tij përpara gazetarëve komisioneri Celibashi siguron se infrastruktura është gati për garën e Kukësit midis Albert Halilaj të PS dhe Emri Vatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ndërkohë që pranon të flasë dhe për sugjerimet që do t’i propozojë institucioni që drejton Komisionit të Reformës Zgjedhore.

“Ne duhet të heqim dorë nga administrimi vetëm politik i procesit zgjedhor në qendrat e votimit në KZAZ. Mbetet detyrimi i Kuvendit që brenda Dhjetorit të këtij viti duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimit nga jashtë”.

Skandali seksual i Safet Gjicit që çoi në zgjedhjet e detyrueshme të parakohshme në këtë bashki do t’i kushtojë buxhetit të shtetit afro 26 milionë Lekë.

Tv Klan 


Të ngjashme

Read Entire Article