PD e Berishës në protestë më 18 Dhjetor, ditën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

10 months ago 24
16:55 14/12/2023

Protestat do të zhvillohet rreth orës 12:00, në të njëjtën kohë kur mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK

Më datë 18 Dhjetor, në ditën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, PD e Sali Berishës do të dalë në protestë.

Sipas gazetarit të Klan Neës Enkel Xhangoli, protesta do të zhvillohet rreth orës 12:00.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve është parashikuar të diskutohet lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit si deputet të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është person nën hetim sa i takon aferës së ish-klubit “Partizani”. Fillimisht ndaj kryedemokratit u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërsa tanimë SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article