PD e Berishës përjashtoi Bashën nga Federata Opozitare, Edvin Kulluri:  Këta janë shkaku i përçarjes së opozitës

9 months ago 14
17:18 11/01/2024

Partia Demokratike e Sali Berishës përjashtoi sot Lulzim Bashën edhe Enkelejd Alibeajn nga projekti për Federatën e Opozitës, e për këtë ka ardhur përgjigjia nga kampi i PD-së së Bashës.

Edvin Kulluri akuzon se PD-në e Berishës se janë shkaku i përçarjes së opozitës.

“Nisur nga deklarata e sotme e përfaqësuesve të Foltores, demokratët dhe opinioni publik duhet të dijnë se : 1) Këta që sot pretendojnë bashkim të opozitës janë shkaku i përçarjes së saj; 2) Loja me përplasje në Kuvend për të penguar reformën zgjedhore shkon kundër interesit publik për një parlament të qytetarëve dhe jo kryetarëve; 3) Çdo përpjekje e Foltores për të qenë “partizanët” e Ramës është e dështuar, pasi populli opozitar nuk ka nevojë për hallexhinj por për drejtues moral të opozitarizmit. 4) E vetmja rrugë që kanë “opozitarët e rrugicave” për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike, është që të mbajnë qëndrim të qartë për personat e shpallur Non-Grata, duke u ndarë përfundimisht nga ta. Kjo kërkon njerëz të lirë dhe me dinjitet”, ka shkruar Edvin Kulluri në Facebook.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article