PD feston e ndarë 33-vjetorin

10 months ago 44
23:35 11/12/2023

Berisha: Nuk ka forcë që ndal mosbindjen civile

Edhe këtë vit demokratët festuan të ndarë ditën e themelimit të partisë. Në këtë 33-vjetor u mbajtën dy ceremoni të ndryshme në Tiranë. Përpara mbështetësve të tij, Sali Berisha nuk mund të mos shigjetonte Lulzim Bashën.

Drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje e guximshme dhe idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme. Pazaresh amorale”.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të frymëzohen nga kjo datë dhe të ngrihen sërish.

“Sot e duam lirinë 33 herë më shumë se ç’e kemi dashur në vitin ’90, kur nuk e njihnim. Kështu që sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim”.

Nuk munguan shigjetimet as nga Lulzim Basha.

“E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë”.

Basha tha se mbështeste SPAK dhe u bëri ftesë të larguarve të rikthehen në partinë e drejtuar prej tij.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article