PD: Me urdhër të Ramës fshihen dy kërkesa të PD, flenë në sirtaret e Kuvendit

10 months ago 28
17:58 17/12/2023

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Rama se me urdhër të tij fshihen dy shkresa të depozituara në kuvend nga deputetët e opozitës.

Sipas deputetes Albana Vokshi, në një prej shkresave, një grup deputetësh kërkojnë që nga data 17 Nëntor informacion të detajuar nga ILDKP-ja ndër vite për pasurinë e Kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij.

Selia blu thotë se të njëjtin fat ka edhe shkresa tjetër e depozituar në parlament, ku i kërkohen Këshillit të Lartë Gjyqësor procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e KLD të zhvilluara nga datat 15 Janar-1 Korrik të vitit 1996.

Demokratët thonë se informacioni i kërkuar në bazë të ligjit duhet t’u ishte vënë në dispozicion nga institucionet brenda datës 2 Dhjetor.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article