“PD paralajmëron protesta të vazhdueshme”, gazetari: Opozita kërkon qeveri teknike, pa Ramën kryeministër

1 month ago 22

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe sikundër maxhoranca, edhe Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje për News 24 ka dhënë më shumë detaje në lidhje me lëvizjet që pritet të ndërmarrë Partia Demokratike. Ai tha se PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Gazetari shton se opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.

Osman Stafa: Sali Berisha ka thënë se do ketë protesta të pandalshme. Nuk ka një datë, sepse do iu lihet kohë drejtuesve politikë që të njohin më mirë strukturat dhe të afrojnë elementët, që kanë ikur nga partia.

PD do kërkojë qeveri teknike, pa Ramën kryeministër, duke qenë se akuzat kryesore të opozitës janë se PS përdor shtetin dhe grupet kriminale për të mos votuar opozitën. Së paku kështu pretendojnë opozitarët.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article