“PD u nda për shkak të dy qëndrimeve mbi marrëdhënien me SHBA”, Çollaku: Bashkimi mes palëve ndodh vetëm nëse…

7 months ago 22

Kreshnik Çollaku është shprehur se ndarja e PD ndodhi për shkak të dy qëndrimeve mbi marrëdhënien dhe kërkesave të SHBA.

Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku u shpreh se një palë konsideroi marrëdhënien me SHBA strategjike dhe të pakushtëzuar, ndërsa pala tjetër konsideroi marrëdhënien me SHBA, me kushte dhe deri sovraniste.

Ai theksoi se ‘bashkimi ndodh nëse bie shkaku për të cilën u ndamë: Marrëdhënia me SHBA’.

“Ndarja në PD nuk ndodhi për asnjë marrëdhënie personale. Ndarja në PD ndodhi për shkak të dy qëndrimeve mbi marrëdhënien dhe kërkesave të SHBA.

Një palë konsideroi marrëdhënien me SHBA strategjike dhe të pakushtëzuar.

Pala tjetër konsideroi marrëdhënien me SHBA, me kushte dhe deri sovraniste.

Edhe sot e njëjta ndarje është, disa individë me rrogë deputeti që ndërrojnë disa karrige, nuk i bëjnë asgjë të njëjtës Ndarje.

Bashkimi ndodh nëse bie shkaku për të cilën u ndamë: Marrëdhënia me SHBA”, shkroi Çollaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article