“PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po degradon”/ Paloka nga Brukseli: Jemi në diktaturë

2 hours ago 37

Tridhjetë deputetë të opozitës ndodhen përpara Parlamentit Europian në Strasburg, në formë proteste për situatën në Shqipëri.

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha për News 24 se PE duhet të kthejë sytë nga Shqipëria, pasi situata në vendin tonë po degradon.

Paloka hodhi akuza, duke thënë se krimi i organizuar i siguron vota Edi Ramës, duke shtuar se Shqipëria sot gjendet në diktaturë.

Edi Paloka: Ne jemi në diktaturë. Krimi i organizuar siguron votat për qeverinë e Ramës. Kjo është diktatura më e shëmtuar që kemi parë. Nuk është e vërtetë që Edi Rama ka mbështetje ndërkombëtare. PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po degradon.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article