Në foltoren e Parlamentit foli edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili nuk u shpreh dakord me vendimin e Administratives për rrëzimin e masave të Etikës së Kuvendit.
Ai shpjegoi se vendimi i organeve të Parlamentit nuk është rrëzuar, por thjesht ka zhvendosur datën, edhe pse ka kryer ndërhyrje jashtë kompetencës së saj. Por sipas Peleshit mazhoranca e ka pranuar për hir të normalitetit parlamentar dhe bëri thirrje ndaj opozitës që të diskutonin për buxhetin dhe se vendimet e gjykatës të drejta ose jo nuk janë shkak për djegie karrigesh. Ai tha se do e respektonin atë vendim, pavarësisht se nuk ishte i drejtë.
Fjala e Peleshit:
“Është në të drejtën e opozitës të zgjedhë kursin e saj opozitar. E gjej të nevojshme të bëj dy tre sqarime. Ta ndajmë mendjen të dashur kolegë çfaër qëndrimesh do mbajmë për vendimet e gjykatave. Çështja është ta ndajmë mendjen se çfarë raporti do mbajmë me drejtësinë, do i pranojmë apo jo. Nuk po çmoj është i drjetë a jo, por ju dogjët karriget e Parlamentit. Për shkak të një vendimi gjykate ju sot jeni këtu. Gjykata Administrative merr atributet e Kuvendit. Nuk mund të hyjë dot në vendimet kolegjiale të Kuvendit, sidomos masat disiplinore. Por ne kemi standart tjetër, pavarësisht një flagrancë të një vendimi administratives që ndryshon një vendim organi kolegjial. Por ne jemi këtu dhe ju këtu duke diskutuar bashkë. Ne nuk mund të na pëlqejë, por ne duhet të vendosim një standard.
Të mos djegim karriget por të ndjekim procedurën, sepse vendos një precedent të rrezikshëm, jo për ne dhe ju, jo për sot, por për nesër, kur e ne të mos jemi. Ne s’jemi dakord me vendimin e gjykatës, por ne e zbatojmë nuk djegim karriget, jemi për normalitet. Ta lëmë këtë sot të vazhdojmë në normalitet, të vazhdojmë punën tonë. Sepse jemi në sezonin më të rëndësishëm të punës së Kuvendit, seancë plenare për buxhetin. Nuk ka fushëbeteje më të përshtatshme për të mbrojtur vizionin e saj opozita. Ta kalojmë diskutimin e masave disiplinore se s’kanë sens dhe të vazhdojmë me diskutimet me buxhetin. Kemi kohë për të diskutuar dhe jo debatuar.
Me vendimet e gjykatave ka dy standarde. Duhet ta vendosim do t’i njohim apo jo… (për vendimin e gjykatës Administrative për përjashtimet e PD). Peleshi: Duhet të vendosim një standard për këto vendime. Të mos djegim karriget, kur nuk na pëlqejnë. Ky është precedent që gjykata Administrative merr atributet e Kuvendit dhe vendos.
Vendimi i gjykatës nuk ka rrezuar vendimin e Etikës, por e ka quajtur të drejtë, thjesht ka ndryshuar datat, në vlerësimin tim ka bërë vendim të gabuar se ka hyrë në territorin tonë, por kjo s’ju jep të drejtë të digjni karriget. Nderojeni foltoren në dispozicion të përfaqësuesve, qytetarëve, buxheti është fusha e betejës për dy palët, jo vetëm për mazhorancën dhe jo për opozitën”.