Për apo kundër hapjes së Urës, flet eksperti amerikan: Ja ku qëndron problemi dhe këto pasoja mund të ketë rihapja e saj

1 month ago 5
Reklamë

Të hapet apo mos të hapet Ura e Ibrit, është çështja e radhës që po shkakton kundërshtime në mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të martën ka thënë se arsyeja pse ata kundërshtojnë është se besojnë se ka rrezik të njëmendtë.

“Arsyeja pse e kërkojmë këtë është se besojmë se ka rrezik të njëmendtë që lidhet me një veprim të tillë tani, si dhe besojmë se ky rrezik shton kërcënimin e mundshëm për dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë, të cilët po punojnë për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë. Dhe, ne i marrim shumë seriozisht veprimet që mund të ndikojnë në sigurinë e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka deklaruar Hovenier.

Por, nuk ka nguruar përsëri deklarimi i kryeministrit Kurti.

Kryeministri Albin Kurti deklaruar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Kurti ka thënë se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Me komandantin e KFOR-it mbrëmë kemi biseduar edhe për hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse që i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme.

Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth hapjes së urës dhe kundërshtimeve për apo kundër.

Sipas tij, problem në lidhje me hapjen e urës tejkalon logjikën dhe arsyen.

“Më lejoni fillimisht të theksoj hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duke cituar kryeministrin Kurti, deklarata e të cilit në Facebook ka kuptim real në kontekstin e asaj që është logjike dhe e arsyeshme. Ai tha, “Ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të informohen për përfitimet e hapjes së urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre, të cilat do të adresohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë. dhe institucionet e vendit. Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë për një kohë të gjatë. Asaj i është vënë padrejtësisht epiteti i ndarjes dhe marrëdhënie jonormale. Urat na bashkojnë dhe së bashku, le ta bëjmë atë një simbol të normalizimit”.

“Problemi, megjithatë, në lidhje me hapjen e urës tejkalon logjikën dhe arsyen, sepse hapja e urës duhet të konsiderohet në kontekstin e asaj që është rënë dakord në të kaluarën dhe ku janë gjërat sot. BE-ja ka qenë shumë e qartë për këtë çështje të veçantë, e cila është bërë edhe më e mprehtë duke pasur parasysh mungesën e progresit në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vendet e QUINT – të cilat përfshijnë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë – deklaruan më 2 gusht se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment sepse çdo vendim, sipas misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në lidhje me Hapja e urës mbi lumin Ibër duhet të bëhet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Meir.

Tutje, sipas tij, rihapja e urës pa marrëveshje krijon çarje dhe përçarje më të mëdha.

“Kështu, megjithëse jam dakord me qëndrimin e kryeministrit Kurti se “ura na bashkon dhe së bashku ta bëjmë simbol të normalizimit”, rihapja e saj pa marrëveshje me të gjitha palët krijon çarje dhe përçarje më të mëdha, që është e kundërta e dëshirave të Kurtit”, shton eksperti.

Read Entire Article