Për fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do të vendosë publiku, ja çfarë do të ndodhë të shtunën

8 months ago 18

Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku të shtunën.

Vëllai i Madh mori vendimin që të çojë të tre nominim, dhe dy më të votuarit do të vazhdojnë garën, derisa njëri nga këta të tre do të eliminohet përfundimisht nga gara.

Megjithatë, të tre protagonistët që u përfshinë në një situatë tensionuese gjatë tre ditëve të fundit do të qëndrojnë të izoluar në dhomën e bardhë larg banorëve të tjerë.

“Vëllai Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën”, deklaroi moderatori Ledion Liço.

Vendimi për skualifikimin e tyre erdhi pas një debati tensionues që patën të tre ditëve të fundit brenda shtëpisë.

E para që ishte skualifikuar ishte Egla Ceno dhe gjatë 48 orëve të fundit ka qenë e izoluar tek dhoma e bardhë. Së fundmi, Eglës iu bashkuan edhe Ilnisa dhe Meritoni.

Njeri nga të tre do të eliminohet të shtunën. /Telegrafi/

Read Entire Article