VIDEO/ Nën efektin e drogës, shoferi përfundon në rrobaqepësi

1 month ago 23
Reklamë

Policia e Tiranës ka arrestuar një shofer, i cili nën efektin e lëndëve narkotike është përfshirë në aksident.

Sipas njoftimit të bluve, shtetasi me iniciale A.L ka dëmtuar dy biznese duke i shkaktuar dëme materiale.

Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.

U bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Policia njofton se ka shkuar në 120 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan./vizionplus.tv

Read Entire Article